Projekti francez: Vendet që miratojnë ligje jo demokratike nuk do marrin fonde nga BE

0
114

Franca pritet të kërkojë vendosjen e një mekanizmi të ri në Europë për respektimin e shtetit ligjor, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave. Vendet që shkelin këto parime ligjore do të përjashtohen nga marrja e fondeve për përballimin e krizës së koronavirusit.

Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Clement Beaune ka deklaruar për “Financial Time” shtet që kanë probleme nuk mund të përfitojnë njëlloj.

Ministri Francez ka përmendur Hungarinë dhe Poloninë si dy vendet që kanë shkelur ligjet. Dy shtetet BE kanë miratuar nisma ligjore gjatë pandemisë që bien në kundërshtim me shtetin ligjor dhe lirinë e medias. “Sanksionet politike dhe ekonomike janë mjetet tona. Europa nuk është vetëm treg i përbashkët, por bazohen mbi vlerat dhe kulturën”,- tha ministri francez.

Por nuk lihet jashtë kësaj edhe Shqipëria e cila po shkel Kushtetutën dhe ligjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here