Goci: Sulmi ndaj RTV Orës, sulm i koordinuar ndaj fjalës së lirë

0
124

Për pedagogun Ervin Goci, mësymja e FNSh-së dhe RENEA-s në RTV Ora pas vendimit të SPAK për sekuestrimin pasuror të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi është një sulm i koordinuar i fjalës së lirë. Në një intervistë për Ora News ai thotë se zullumi që është bërë në Shqipëri nga disa oligarkë, nuk pranon në rrethin e saj persona që janë jashtë linjës së tyre.

Goci: Kam lexuar shumë për format e censurës së shtetit. Janë shumë mënyra si shantazhe, shtrëngimeve ekonomike. Por që të vijnë me automatik në oborrin e një media, unë nuk kisha parë, nuk e di nëse ka ndodhur në ndonjë vend. Është një situatë ku ka rënë çdo lloj kohezioni shoqëror. Dhe disa njerëz, nuk po i quaj institucione japin ca urdhra, bëjnë operacionet që duan dhe të nxjerrin automatikun kur t’i ketë qejfi. Një ditë nxjerrin forcat ushtarake, tek teatri me automatikë. Vetëm aty ku duhet automatiku nuk e përdorin. Është bërë si një lodër që nesër do ta shohim kudo. Një lojë fëmijësh, por me zarare të mëdha për njerëzit.

Kur bie vëmendja, shteti godet. Nuk ka rëndësi dita kur bëhet. Historia është shumë e thjeshtë. Në Shqipëri kemi një sulm të koordinuar të fjalës së lirë. I kryer në një situatë kur korrupsioni dhe konfiskimi apo marrja dhe abuzimi me pasuritë publike kanë arritur kulmin. Është ndërtuar një shtet paralel ku administrohen pasuritë tona nga 5-10 oligarkë që marrin toka në bregdet, pasuri. Kjo ka lidhje me këtë. Çfarë është ky terror? Zullumi që është bërë është i jashtëzakonshëm dhe ata nuk mund ta pranojmë që në mes të saj të kenë një person jashtë kontrollit. Këtë po bëjnë online me Acromax e me shokë, ligjin që donin t’ja kalonin AMA-s, me format e censurës së drejtëpërdrejtë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është e ngjashme me atë se çfarë po ndodh në Rusi. Problemi është i njëjtë si më 3 gusht dhe si në çdo kohë tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here