VIDEO/ Teuta e bënë festë në “Air Albania”, Kupa shkon në Durrës

0
127

Teuta feston me trofe 100 vjetorin e themelimit të klubit. Durrasakët thyejnë kampionët e freskët të futbollit shqiptar, mposhtin Tiranën në finale me rezultatin e pastër 2-0. Ekipi i Edi Martinit shfaqi grintë dhe personalitet në fushë, ushtruan menjëherë presion në portën e bardhebluve duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të.

Rustem Hoxha me kokë kalo bregdetarët në avantazh. Tirana mori shpejt kontrollin e lojës por pa qenë të saktë në finalizim. E njëjta histori edhe në fraksionin e dytë, ekipi i Egbos s’postoi Teutën në gjysmë fushë por Ngoo dhe Torasa shpërdoruan disa raste të pastra për gol për tu rikthyer në lojë.

Pikërisht në momentin më të mirë të Tiranës, një gafë e Kristi Vangjelit solli dhe golin dytë për Teutën. Lorenc Vila i pa shqetësuar e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Teutën që feston me të drejtë këtë trofe të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë..Ballkanweb.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here