Arrestohet britaniku/ Kalonte shqiptarët me varkë nga Franca në Britani…

0
127

Një burrë britanik nga Londra, u burgos dhe u ndalua nga autoritetet franceze, pasi ka tentuar që të dërgojë emigrantë nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

Uayne Mills, 54 vjec, është personi i tretë që burgoset, pasi pesë shqiptarë janë gjetur në një varkë, që ishte gati që të linte portin francez të Cherbourg, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Lajmi vjen në një kohë, kur besohet se shumë emigrante kanë tentuar që të kalojnë me varkë nga Franca për në Britaninë e Madhe. Rojet bregdetare kanë thënë se janë duke iu përgjigjur incidenteve të shumta që ndodhin në Kent.

Anijet e Forcave Kufitare Seeker dhe Speeduell gjithashtu kanë qenë aktive që nga orët e para të mëngjesit të së premtes. Në ujërat franceze autoritetet shpëtuan më shumë se 40 migrantë përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara.

Të paktën 202 migrantë arritën të kalojnë në Britani të enjten, rekord personash ky në një ditë të vetme. Më shumë se 1000 migrantë kanë bërë me sukses kryqëzimin vetëm në korrik.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) njoftoi sot se Mills u dënua 4 vjet burg dhe i është ndaluar që të hyjë në Francë për 10 vjet.

Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është britanik, u dënuan më parë dhe u burgosën në Francë pasi u arrestuan ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga porti francez i Cherbourg më 27 qershor në një anije të vogël me pesë migrantë shqiptarë në bord.

Personi që drejtonte varkën, Joshua Van Praagh, 25 vjeç nga Portsmouth u burgos për tre vjet dhe u ndalua të kthehej në Francë për 10 vjet. Edhe shqipttari Armando Hodo 25 vjec u burgos për 3 vjet dhe gjithashtu iu ndalua hyrja në Francë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here