Njihuni me këshillën më idiote se si të mbroheni nga koronavirusi

0
12

Rodrigo Duterte, Presidenti kontravers i Filipineve, i cili ka habitur jo rrallë herë me deklaratat e tij ka lëshuar perlën e radhës.

Pasi deklaroi para pak kohësh se do të vrási çdo përdorues dhe shitës dròge që do të kapej brenda territorit të vendit, Duterte bën deklaratën e çuditshme për mënyrën si të mbrohëmi nga koronavirusi.

Ai u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzene, duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.

Megjithatë i bindur në idetë e tij Duterte u shpreh se “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.

Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here