Ndryshimet Kushtetuese, Mesila Doda me tone të ashpra: Do të të thyejnë këmbët dhe kokën o Edi Rama

0
105

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, paralajmëron Edi Ramën për rrugën pa krye ku ka futur vendin me ndryshimet kushtetuese.

Postimi i plotë i Mesila Dodës në Facebook:

Ka një bulist ne politiken shqiptare, nje prej atyre që hakërrehen si llaxore në foltoren e Parlamentit, që vjedh, kërcënon dhe merrr gjithë shtetin shqiptar dhe e fut në xhep, një që shpërhapet ne diskurin e tij publik si llaxoret e lagjes tek rradha e vajgurit.
Pasi ata që pësonin bulizmin e ksaj qenje arrogante dhanë e moren e pasi nuk lanë derë pa trokitur ju desh të bënin aktin final… të largoheshin nga fushbeteja e Bulit për të ngritur sirenat e alarmit tek të gjithë ata që skishin veshë të dëgjonin e sy që të shikonin. ndodhi e padëgjuara… arbitrat u turrën ti vinin fajin atyre që e pësonin… Buli jo, Buli ishte krejtësisht legjitim të vazhdonte të vidhte, të fyente, të kërcënonte e në darkë të vazhdonte pazaret me rracën e trafikantëve shok të Bulit.
Ditën që arbitrat i kërkuan Bulit te mbante fjalën e të mos bëntë çorap vendin, Buli doli ne fis… i tregoi derën arbitrave që deri në atë kohë i kish mbajtur si jastëk e deklaroi se kjo është fusha ime e bëj atë që më teket… se Buli të tregon vendin dhe rregullat i bën vet dhe rrokopujën e bën mal, mjafton që ai të fitojë e ti turret gjithë të tjerëve që nuk ulin kokën para Bulit dhe bandës së tij.
Kjo me pak fjalë është historia e Bulit me frikacak që ka pare historia e këtij vendi. Do e shihni se si do kërkojë pasaportën nëpër sirtaret e zyres si dikur ca vite më pare ne vitet 97-98… sapo të ndjejë që të tjerët janë shumë e kanë vendosur të hyjnë në fushë e ti thyejnë këmbët e kokën…Duhet vetëm ta kuptojnë se sa shumë janë, të marrin nga një shkop bejzbolli në dore dhe Buli do vrapojë i pari të gjejë pasaporten e humbur nëpër sirtare…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here