India tejkalon Italinë, bëhet vendi i 5 më me shumë viktima nga Covid-19 në botë

0
125

Të paktën 800 raste vdekjesh të tjera të lidhura me koronavirusin janë raportuar në Indi të enjten. Kështu, numri total i viktimave në vend shkon në më shumë se 35,500.

Tashmë India ka tejkaluar edhe Italinë për numrin e rasteve fatale si pasojë e Covid-19 dhe renditet vendi i pestë me më shumë viktima në botë.

Po ashtu, India regjistroi një tjetër rekord të enjten, pasi me regjistrimin e 54,000 rasteve të reja ditore, numri total i të infektuarve në vend shkon në 1.6 milion.

Pra, ky është bilanci i tretë më i lartë në botë i viktimave.

India u fut në karantinë në fund të marsit dhe nisi porocesin e rihapjes me faza në qershor. Të mërkurën, qeveria njoftoi për një raund masash të reja lehtësuese, që përfshinin hapjen e palestrave dhe hoteleve duke nisur që nga 5 gushtit.

Të premten, kryeqyteti Delhi njoftoi se do të rihapte hotelet, por palestrat do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here