‘Nuk kemi shtet, s’ka institucione’/ Juristi i njohur: Ndryshimet kushtetuese, vetëm me konsultim publik

0
145

Eksperti i njohur në fushën e jurispondencës, juristi Sokol Hazizaj, ka bërë një akuzë të drejtpërdrejtë, ku sipas tij, Shqipëria është një vend që nuk ka shtet pasi mungojnë institucionet.

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, juristi Hazizaj tha se jemi në një moment ku qytetarët nuk kanë ku t’i drejtohen pasi strukturat e tjera që përbëjnë institucionet mungojnë.

Gjithashtu, Hazizaj sqaroi se më parë, ndryshimet kushtetuese janë bërë me konsultim publik.

‘Rama thotë se jemi një vend që kemi shtet. Në të vërtetë nuk kemi shtet se shteti kur formohet ka disa institucione. Po ta shikoni institucionet janë inekzistente. Enët e gjyqësorit mungojnë. Strukturat e tjera që përbëjnë institucionet mungojnë. Ne jemi në një moment ku qytetarët nuk kanë ku t’i drejtohen. Ndryshimet kushtetuese nga viti 2008 e pas janë bërë me konsultime publike. Nga viti 2008 nuk janë bërë me qytetarët ku kanë marrë pjesë ekspertët e ndryshimeve kushtetuese. Diskutimi që po bëhet në Kuvend nuk ka transparencë’ , ka thënë Hazizaj.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here