Këngëtarja tentoi vetëvrasjen: Ndalimi i muzikës na lë pa bukë

0
146

Valbona Haklaj Lalaj prej 20 vitesh ka ushtruar profesionin si këngëtare në lokale nate. Ajo tregon se është nënë e dy fëmijëve, e cila e vetme pas divorcit është detyruar të jetë nënë dhe baba për ta.

”Më është dashur të luftoj që fëmija im të ketë veshjen, të ketë ushqimin, ti ketë të gjitha. Por nuk e ka pasur nënën pranë. Vështirësitë për një femër të vetme janë të shumta por kam mbijetuar me punën dhe profesionin që bëj si këngëtare dhe artiste që 20 vite”.

Pas përhapjes së koronavirusit dhe më pas mbylljes së lokaleve të natës, jetesa e saj u vështirësua së tepërmi derisa ajo tentoi të vetëflijohej.

”E mora këtë vendim të bëjë vetëflijim. Më vonë mendova se plagën më të madhe do t’ua lija fëmijëve të mi. Unë me këtë punë kam jetuar”. 37-vjeçarja ka filluar punë në një market për të mos i shtrirë dorën askujt por apelon ndaj qeverisë për lehtësimin e masave ndaj Covid-19./OraNews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here