Kanye West i penduar për fjalët e thëna ndaj Kim: Të lutem më fal…

0
112

Dyshja e njohur e ‘Hollywood’, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit. Deklaratat e reperit në llogarinë e e tij në ‘Twitter’ i befasuan të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale pasi Kanye pohoi se Kim dëshironte ta mbyllte në një spital psikiatrik.

Pas këtij momenti Kim u shpreh se West kishte probleme me bipolaritetin, ndërsa burime pranë tyre treguan se dyshja kishte komunikuar shumë pak gjatë ditëve të fundit.

Kanye ka vendosur t’i kërkojë falje publikisht bashkëshortes së tij me një postim në llogarinë e tij.

“E di që të lëndova, të lutem më fal”, ka shkruar reperi në ‘Twitter’. Nuk dihet ende reagimi i Kim pas këtij postimi, megjithatë deri më tani miliarderja është përpjekur që gjithçka të funksionojë midis tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here