Gjata: Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, lëvizje e Ramës për të mbajtur pushtetin në mënyrë antikushtetuese

0
102

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata komenton në një prononcim për “standard” ndryshimet e njëanshme kushtetuese që pritet të votojë mazhoranca dhe opozita parlamentare në 30 Korrik. Sipas Gjatës, Rama është i vetëm kundër të gjithë dhe prandaj po e ndërrmerr këtë hap. Ai e cilësoi nismën për ndryshime kushtetuese si lëvizje politike të kryeministrit për të mbajtur pushtetin në mënyrë antikushtetuese . “Që të j’ua them në një mënyrë më konçize. Këto janë ndryshime kushtetuese për të mbrojtur Edi Rama pushtetin në mënhyrë antikushtetuese.”, deklaroi ai.

Sipas Gjatës: “nuk ka asgjë kushtetuese apo demokratike në gjithë këtë që po bën Rama. Është gjithçka një lojë politike që po bëhet për të ruajtur pushtetin. E kemi thënë dhe nuk ka ngel njeri pa e ditur këtë.  Pasi u nënshkrua marrëveshja e 5 Qershorit, dhe në mënyrë figurative kur u duk se ramë rehat me temën e reformës zgjedhore, Rama pa humbjen dhe kuptoi se nuk do kishte asnjë mundësi përballë Opozitës së Bashkuar. Dhe e vetmja zgjidhje që mendoi ishte të ndalonte koalicionet.  Rama është i vetëm kundër të gjithë dhe prandaj po e ndërrmerr këtë hap. Këto ndryshime të ashtëquajtura kushtetuese nuk janë asgjë tjetër vetëm se një lëvizje politike e Edi Ramë për të mbajtur pushtetin në mënyrë antikushtetuese. “.

Lidhur me propozimin për hapjen 100 % të listave nga Opozita e Bashkuar, Gjata tha se përmes tij doli hapur loja e Ramës më listat.  “Hapjen e listave e kishte si mbulesë se donte të shkonte te ndalimi i koalicioneve. Prandaj e donte hapjen e listave ai! Atëherë ne i dhamë variantin, nëse do hapjen e listave, hapi 100 %  e të marrim fletën e votimit me numra përshembull sic e ka edhe Kosova. Pra të jenë listat e hapura 100 % dhe të mos ndalohet formula aktuale e koalicioneve. Ky ishte propozimi ynë.” , tha ai.

Më tej Gjata theksoi se një të drejtë që e ke fituar më parë nuk mund të ta heqi më pas. “Pra nëse ti e ke fituar të drejtën e votës, ai nuk mund të që të ta heqë me kushtetutë. Dhe e drejta e koalicioneve para e pas zgjedhore është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund ti teket Ramës tani që ta ndryshojë se ka frikë nga humbja.  Çfarë do të bëhet me të drejtat kushtetuese nëse do vijojmë me këtë logjikë të Ramës që kur jemi në pushtet , ato që sna pëlqejnë po i heqim apo ndryshojmë!  Në këtë formë Kushtetuta nuk ka siguri dhe shteti nuk ka siguri. Kushdo mund të bëjë me kushtetutën cfarë të dojë. Prandaj është parimi që të drjetat e fituara nuk mund të mohohen , ndryshohen apo hiqen më pas.”, theksoi Sekretari për Çështjet Ligjore në PD.

Në përfundim të prononcimit për “standard”, Gjata tha se qëllimi i Ramës është i qartë. “Rama do të ndalojë koalicionet parazgjedhore për të mundësuar mbajtjen e pushtetit, por e ka të kotë. Si me koalicione si pa koalicione ai e di fare mirë se nuk ka asnjë shans të fitojë. Halli i tij është si ta çojë këtë çështje në kauzë politike dhe të kërkojë pastaj marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here