Ndërron jetë një tjetër pacient prej COVID-19

0
112

Një pacient tjetër i shtruar tek Spitali Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës. Ai është një burrë 74 vjeç nga Kruja, i cili ishte shtruar prej disa javësh. Vdekja e tij ka ndodhur mbrëmë, pas një jave që po kurohej.

Dje, 5 qytetarë humbën jetën nga kjo sëmundje në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera; një 64- vjeçar nga Tirana dhe një 68- vjeçare nga Pogradeci; një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Statistikat që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri:

ImageImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here