I pandalshëm Chelsea, kërkon yllin 21-vjeçar të Leverkusenit

0
124

Chelsea është shumë pranë super talentit Kai Havertz. Mesfushori me tipare sulmues me shumë mundësi do t’i bashkohet londinezëve sipas asaj çfarë shkruan “Sky Germany”.

21-vjeçari duket se ka arritur marrëveshjen individuale me blutë dhe pritet vetëm ajo mes dy klubeve. Kontrata ende nuk është saktësuar, por palët janë dakord për kushtet paraprake.

Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Chelsea mund të arrijë deri në 80 milionë euro, plus bonuset që mund të plotësojnë hendekun mes shifrave. Trajneri Lampard do të ketë në dispozicion një numër të madh yjesh nga Timo Werner, Abraham, Ziyech, Mount dhe Havertz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here