Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua sot në Prishtinë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.
“Shpreha mbështetjen time për qendrimet konseguente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut me Serbinë, kohezionit të të gjitha forcave politike në Kosovë, bashkërendimi mes të gjitha forcave politike të Kosovës vetëm e forcon dhe fuqizon Kosovën në sfidat me të cilat po përballet aktualisht”.
“Theksova bindjen e besimin se bashkërencimi i ngushtë mes SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e cdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e duan këtë dhe mnë vecanti sa i përket dialogut një bashkërendim i tillë do e fuqizojë e përshpejtojë procesin e dialogut mer qëllim njohjen reciproke mes Kosovës dhe Seribsë”.
Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh:
“Shpreha mbështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij”.