I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora”, ish-Ministri i Financave Arben Malaj, foli edhe për periudhën e suhtrimt të detyrës gjatë qeverisjes nga ish-kryeministri i asaj kohe Fatos Nano.
Malaj u shpreh se Nano kishte vizion të qartë në atë që bënte dhe nuk ndërhynte.
Ish-ministri tha gjithashtu se kur punojë me të, e dije që nuk kishe prapa diçka tjetër, por vetëm atë, ballë për ballë.
Arben Malaj: ”Kishte një vizion të qartë në atë që do bëhej. E dyta kishte një delegim, nuk ndërhynte. E treta, kishte një respekt për shkresën. Mbi të gjitha, kur punoje me të e dijë që nuk kishe prapa shpina duiçka tjetër. Kishe atë, ballë për ballë, me të gjitha qëndrimet e tij të mundshme. Mund të bëje debat, mund të thoje që po iki zgjidh një tjetër. Mund të bëhet gjithçka por mbetej brenda asaj zyre dhe marrëdhëniet nuk ishin asnjëherë të përkeqësuara. Edhe nëse ndodhte një debat, ishte i pari Nano që merrte në telefon dhe kërkonte që palët të qetësoheshin dhe të uleshin. Ishte pak i vështirë, në atë që synonte, por t’i kishte të gjithë hapësirën. Ishte këmbëngulës në atë që donte.”