Londër, martohet princesha Beatrice, ceremoni modeste në Windsor

0
140

Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës Elizabeth II dhe vajza e Princit Andrew, u martua me biznesmenin italian Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor, njoftoi Buckingham Palace.

Fillimisht e planifikuar për 29 maj në Londër, martesa u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Data e re nuk ishte njoftuar.

“Ceremonia “private” u mbajt të premten në mëngjes në Kapelën Mbretërore të Windsor, në prani të mbretëreshës Elizabeth II (94 vjeçe), bashkëshortit të saj Prince Philip (99 vjeç) dhe “familjes së ngushtë” së princesha Beatrice dhe kjo konform rekomandimeve të qeverisë për të luftën kundër koronavirusit të ri”, sipas pallatit të Buckingham.

Princesha Beatrice, 31 vjeçe, është vajza e Andrew, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth II, dhe Sarah Ferguson. Prindërit e saj janë të divorcuar.

Princesha Beatrice është e nënta në radhën e radhës të fronit britanik, motra e saj më e vogël Eugenie, e dhjeta.

Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, është një manjat i pasurive të patundshme. Ai është i divorcuar dhe tashmë babai i një djali të vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here