Marrëzia që mban emrin “Rama”; Me vetëm 15% të votave kërkon të vendosë për 85 % të shqiptarëve

0
91

EDITORIAL

Shkruan: Gëzim SALIU

Ndryshimet kushtetutese që pritet të votohen nga ‘Rilindja’ dhe opozita parlamentare, e njohur ndryshe si paterica e mazhorancës në Kuvend, kanë një sërë problematikash ligjore e morale.

Nga ana ligjore, një Parlament anti-kushtetues nuk mund asesi të mendojë të ndërhyjë në ligjin themeltar të vendit.  Parlamenti aktual ka 17 vakanca, ku nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas përcaktimit ne Kushtetutë, ai ka vetëm 123 të tillë.

Për më tepër, deputetët legjitimë të këtij Parlamenti janë vetëm 82, duke përfshirë edhe 3 deputetë të PD-së dhe të LSI-së që nuk pranuan të dorëzonin mandatet. 182 deputetë dhe ish-kandidatë për deputetë nga listat e të gjitha partive opozitare refuzuan të jenë pjesë e këtij Parlamenti e ndërsa u shkelën të gjitha procedurat e zëvendësimit të mandateve.

Thënë shkurt e qartë, kemi të bëjmë me një Parlament jo legjitim që nuk mund të vendosë për ndryshimin e ligjit themeltar të vendit.

Ndërkaq nga ana morale, kjo shumicë nuk ka asnjë të drejtë të prekë Kushtetutën. E vetmja formë që mund ta bëjë këtë është referendumi popullor.

Prezumimet e Ramës për sovranitet e vendime të shumicës në emër të popullit që e ka votuar, bien poshtë po të marrim parasysh zgjedhjet e fundit. Në votimet e 30 Qershorit, ku ‘Rilindja’ vetë votoi e vetë numëroi, shqiptarët bojkotuan masivisht. ‘Rilindja’ mori mbështetjen e vetëm 15 % të shqiptarëve. Në këto kushte, si një shumicë që nuk ka votën sovrane të popullit mund të vendosë për ndryshimin e ligjit themeltar të vendit?!

Kjo marrëzi anti ligjore dhe përtej çdo morali politik, mban vetëm një emër! Emrin e atij që ka mbetur i vetëm fillikat, i përçmuar nga ndërkombëtarët, i frikësuar nga opozita dhe i trembur nga reagimi popullor me votë në zgjedhje! Quhet Edi Rama!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here