Ja çfarë deklaronin Majko e Xhafaj për ndryshimet kushtetuese: Nuk duhen bërë me letra bakalli, por me referendum

0
96

I pashpjegueshem dhe i pakuptimte eshte ‘vullneti’ i madh i qeverise Rama per te votuar dhe miratuar ndryshimet Kushtetuese sa i perket sistemit zgjedhor.

Qendrimi i diteve te fundit te mazhorances lidhur me kete nismë, bie ndesh dhe ne kundershti te plote me deklaratat e tyre te pak viteve me pare, ku flasin dhe shprehen me te madhe se nderhyrjet në ‘Kushtetutë’ duhet te behen vetem em REFERENDUM dhe jo me letra bakalli.

 

Ja çfare deklaronin Majko e Xhafja në 2011:

Pandeli Majko – 2 gusht 2011

Nuk mendoj se ndryshimet e Kushtetutës duhen bërë me letra bakalli, ashtu siç ndodhi herën e fundit (viti 2008). Mendoj se përballë njëri-tjetrit dhe sidomos përballë opinionit publik, që ndihet shumë i shqetësuar për mënyrën se si komportohet politika shqiptare në marrëdhëniet me interesat që ata duan që kjo politikë të mbulojë, ne na duhet që me seriozitet të ulemi përballë njëri-tjetrit dhe të diskutojmë.
Në fund të fundit aty ku do të ketē dallime ne kemi dhe historinë e një REFERENDUMI që pa u politizuar mund t’i ofrojë publikut një pjesëmarrje për të diskutuar një ligj, që është ligji themeltar i shtetit shqiptar, që vërtet diskutohet dhe votohet nga politikanët, por nuk është pronë e politikanëve.

 Fatmir Xhafaj-7 gusht 2012

Ideja e referendumit është hedhur gjithashtu këto kohë nga ana e Partisë Socialiste, si një zgjidhje e arsyeshme, në rast të mungesës, e theksoj, të mungesës së konsensusit për amendamentet kushtetuese që do të trajtoheshin. NE JEMI DAKORD TË SHKOJMË NË NJË REFERENDUM POPULLOR.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here