Bardhi shpërndan deklaratën e Bundestagut dhe i kthehet Ramës: Je tmerruar nga zgjedhjet, lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve

0
107

Gjermania ka kërcënuar me bllokimin e hapjes së negociatave nëse Edi Rama i shkon deri në fund lojës së tij, për të ndryshuar kushtetutën, duke bllokuar koalicionet parazgjedhore. Zv/kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul ka bërë një deklaratë të ashpër në lidhje me vendimin e marrë sot nga mazhoranca e Ramës që ka miratuar në Komisionin e Ligjeve propozimet e opozitës kukull. Në lidhje me këtë ceshtje ka reaguar edhe sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazment Bardhi permes nje postimi ne Facebook.

Postimi i plotë

Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve. ?

?? ?? Deklaratë e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul:

“….Ndryshimet kushtetuese do të minonin tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonin atë. Në praktikë, kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar:
Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore.

Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman.

Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here