Gazetarja ironi të fortë, publikon CV-në e deputetes: Më vjen të ulëras, ja kush i mbron ndryshimet kushtetuese…

0
336

Gazetarja Esiona Konomi ka ironizuar me faktin se deputetja relatore e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ka asnjë eksperiencë legjislative.

Gazetarja ka publikuar CV-në e deputetes Ediola Braha dhe shkruan se kjo është ulëritëse.

“Më vjen të ulëras!

Unë dhe ju, duhet të presim deri pasdite, që zonja deputete me CV e mëposhtme, të japë kontributin e saj për ndryshimet Kushtetuese, ndalimin e koalicioneve, hapjen e listave, apo se cfarë pragu elektoral do të kemi.

Pra, znj. Braha, është caktuar nga opozita parlamentare si një prej relatoreve për amendimet në Kushtetutë.

As arsim minimal juridik, asnjë eksperiencë në çështjet e legjislative, e aq më pak në rangun e kushtetutshmërisë.

Hidhini një sy arsimit dhe eksperiencës së saj në punë dhe krijojini vetë pritshmëritë.

(Asgjë personale. Faktet)” shkruan ajo.

Kryeministri Edi Rama po përdor disa deputetë të së ashtuquajturës opozitë parlamentare, për të përparuar axhendën e tij për ndryshimet kushtetuese.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here