Etja për karrige e Ramës do jetë dhe fundi i tij! Me prishjen e marrëveshjes, Kryeministri po luan me zjarrin

0
174

EDITORIAL

Tentativa e kryeministrit Rama për të hedhur në erë marrëveshjen e arritur mes palëve në 5 Qershor në Këshillin Politik po merr trajtën e një marrëzie që mund ta çojë vendin drejt një krize të pakapërcyeshme. Duke dalë haptas si njeriu që do të sabotojë marrëveshjen që ka konsensusin e SHBA dhe BE, Rama po tenton të kapet pas çdo dege që mund t’i mundësojë atij mbatjen e pushtetit.

Fare mirë, kryeministri është në dijeni të sondazheve. Ato e nxjerrin të gjitha një humbës përballë opozitës së bashkuar në zgjedhjet e ardshme. Tentativa e Ramës për hapjen e listave, ku qëllimi është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, synon që PS të mund të dalë si partia më e votuar sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe që më pas të tentojë të formojë qeverinë, duke grabitur e blerë mandate sa andej e këtej, sic rëndom ka ndodhur këto vite. Me këtë lëvizje anti-marrëveshje, Rama për ambiciet e tij të pushtetit, po e fut vendin drejt një krize politike që pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Qartazi, Rama po tenton të prishë një marrëveshje, e cila erdhi pas një punë të lodhshme fizike dhe nervore të SHBA dhe BE. Si asnjëherë tjetër, për këtë marrëveshje u angazhua edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, përveç angazhimit personal të Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, për disa detaje të saj. Kryeministri po del kundër të gjithëve e ndërsa halli i tij i vetëm nuk janë as vota e qytetarëve dhe as ndryshimi i sistemit. Ai po tenton të kapet pas çdo dege që mund ti mundësojë mandatin e tretë, megjithëse edhe vetë është në dijeni se shanset që kjo të ndodhë janë fare minimale.

Rama eshte i etur per ta mbajtur serish pushtetin, por me shume gjase kjo pangopshmeri e tij per karrigen do te jete edhe fundi i tij. Prishja e marreveshjes nuk do kaloje pa pasoja. Te paret qe do reagojne fort do jene nderkombetaret, te cilet edhe gjate ketyre diteve kane folur drejtperdrejt. Po ashume shpejt pritet te hidhen ne veprim.

Parlamenti ilegjitim

E ndërsa më e thellë bëhet maskarada kur mendon se ndërhyrjen në Kushtetutën e vendit do ta bëjë Parlamenti aktual. Një Parlament anti-kushtetues nuk mund asesi të mendojë të ndërhyjë në ligjin themeltar të vendit.

Parlamenti aktual ka 17 vakanca, ku nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas përcaktimit ne Kushtetutë, ai ka vetëm 123 të tillë. Për më tepër, deputetët legjitimë të këtij Parlamenti janë vetëm 83, duke përfshirë edhe 3 deputetë të PD-së dhe të LSI-së që nuk pranuan të dorëzonin mandatet. 182 deputetë dhe ish-kandidatë për deputetë nga listat e të gjitha partive opozitare refuzuan të jenë pjesë e këtij Parlamenti e ndërsa u shkelën të gjitha procedurat e zëvendësimit të mandateve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here