Denoncim i fortë/ Gjatë pandemisë lulëzoi mbjellja e kanabisit në rrethin e Kurbinit

0
125

Vetëm pak muaj më parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një studio televizive se i gjithë vendi është i monitoruar për sa i përket kultivimit të hashāshit.

Ai cilësoi se ministria që drejton ka evidentuar me harta vendet se ku është mbjellë apo tentohen të mbillet dhe policia është në gatishmëri për asgjësimin e tij.

Por pavarësisht deklaratave mediatike dhe masave shtrënguese në vendin tonë mbillet ende hashāsh. Pikërisht një parcelë të tillë me plot 150 rrënjë kanābis evidentoi emisioni Fiks Fare në mbrëmjen e së hënës. Një parcelë e cila ‘lulëzonte’ as 500 metra larg fshatit Gallatë në rrethin e Kurbinit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë ku thuhej se në fshatin Gallatë të Kurbinit kultivohej kanabis. Menjëherë gazetarët filluan vëzhgimin në terren ku jo më shumë se dhjetë minuta në këmbë nga qendra e fshatit hasën një parcelë me 150 rrënjë kanābis. Fiks Fare solli pamje ekskluzive nga kjo parcelë, ku bimët kapnin lartësinë nga 20 deri në 40 cm mbi tokë.

Persona ende të paidentifikuar duket se kishin nisur përgatitjen për të mbjellë kanābisin muaj më parë. Fillimisht ata kanë mundur të presin pyjet e rrethuar vendin. Më pas duket se janë kujdesur për të siguruar ujin, duke ndërtuar një rezervuar me plasmas dhe ujin e kishin marrë nga një burim aty pranë.

Tokën për të ndërtuar parcelën kultivuesit e kishin studiuar mirë, pasi zona ishte e dendur me pyje e cila mundësonte vështirësi për t’u pikasur nga ajri me drone apo mjete të tjera. Parcela prej 150 rrënjësh kanābis ishte e vendosur mbi fshatin Gallatë, e për ironi të fatit mbi lagjen ku edhe banonte kryeplaku i fshatit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi për sipërfaqen e territorit që administron, përveç strukturave të tjera siç është policia apo edhe inspektorët e pyjeve.

Pak kohë më parë në një raport të Agjencisë për Monitorimin e Drogave dhe Europol, parashikohej se në Shqipëri do të rritet kultivimi kanābisit gjatë 2020 si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anti-Covid. /TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here