Nga dita e nesërme do të përgatit rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili nga nesër do të nisë të zbrazet.
Kështu raportoi nga QSUT gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb” teksa tha se ky vendim i fundit vjen pas rritjes së numrit të rasteve të personave të prekur me koronavirus në vend ndonëse nuk është publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i madh i shtrimeve, numri i madh në vdekje dhe numri në rritje i personave në moshë të re me komplikacione që shtrohen, nën 50 vjeç janë 3 arsye që po çojnë në këtë zgjidhje, pra rihapjen e COVID-3.
Pacientët që janë tek “Shefqet Ndroqi” mendohet se do të transportohen tek ish-ambientet e kirurgjisë në QSUT për të cilat shteti investoi për t’i kthyer në spital COVID-3.
Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe dhe si Sanatoriumi u bë spital COVID 2 por me rënien e numrit të personave të infektuar me koroanvirus u rikthye ne funksionet e tij.
Ndërkohë gazetari Skëndaj tha se dy ambulanca brenda pak minutash në Spitalin Infektiv. “Nga ana e spitalit janë kryer dalje të sforcuara të pacientëve që janë në përmirësim por të panegativizuar për të ruajtur kapacitetet e spitalit dhe për të mos u përballur me një kolaps”, raportoi ai. Skëndaj raportoi se nga këto raste janë të paktën 4 pacientë që janë rikthyer me komplikacione.