Pangopshmëria e Ramës për pushtetin rrezikon krizën më të madhe që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria

0
123

EDITORIAL-STANDARD.AL

Etja e pangopur e kryeministrit Rama për pushtet po rrezikon ta fusë vendi në një spirale nga e cila do jetë shumë e vështirë të dilet, madje mund të jetë situatë më e vështirë se nga moment i shpërhtimit të protestave të forta të opozitës pas dorëzimit të mandateve. Këtë herë, kryeministri po tejkalon të gjitha pritshmëritë, po prish një marrëveshje të fimosur mes palëve me bekimin ndërkombëtar, vetëm e  vetëm se nuk do të lëshojë pushtetin.

Dalja publikisht e Ramës pro listave të hapura, me synimin për të hequr koalicionet parazgjedhore, është një grisje e marrëveshjes së 5 Qershorit nga PS, marrëveshje e cila mori bekimin e saj nga SHBA e BE.

Me një manovër dialobolike, duke ditur se përballjen me opozitën e bashkuar e ka të humbur, Rama po synon të kapet pas tentativës së fundit për mbajtjen e pushtetit. Majde këtë po e bën edhe duke dalë kundër ndërkombëtarëve, të cilët duke nisur nga SHBA, BE, PE e deri e Bundestagu Gjerman kanë kërkuar qartësisht votimin në Parlament të draftit të dakordësuar në 5 Qershor.

Me këtë lëvizje anti-marrëveshje, Rama për ambiciet e tij të pushtetit, po e fut vendin drejt një krize politike që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Ky i kryeministri konsiderohet një veprim në keqbesim dhe thyerje e plotë e rregullave të lojës para fillimit të lojës.

Duke pretenduar se mund të dalë si partia më e votuar sërish në zgjedhjet e ardhshme, Rama kërkon që të jetë PS që të tentojë të formojë qeverinë, duke grabitur e blerë mandate sa andej e këtej. Megjithatë, të gjitha sondazhet tregojnë faktikisht një rënie të pashembullt të PS-së në elektorat, rënie aq e thellë sa edhe kjo lëvizje me heqjen e koalicioneve parazgjedhore nuk e shpëton dot nga humbja e pushtetit prillin e ardhshëm.

Por, e gjithë problematika e veprimit të Ramës qëndron te prishja e marrëveshjes, pra fshirjen e rregullave tashmë të firmosura nga palët në Këshillin Politik dhe krijimin e një loje të re sipas interesave të PS-së dhe patericave të saj në Kuvend.

Qartazi, Rama po tenton të prishë një marrëveshje, e cila erdhi pas një punë të lodhshme fizike dhe nervore të SHBA dhe BE. Si asnjëherë tjetër, për këtë marrëveshje u angazhua edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, përveç angazhimit personal të Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, për disa detaje të saj. Kryeministri po del kundër të gjithëve e ndërsa halli i tij i vetëm nuk janë as vota e qytetarëve dhe as ndryshimi i sistemit. Ai po tenton të kapet pas çdo dege që mund ti mundësojë mandatin e tretë, megjithëse edhe vetë është në dijeni se shanset që kjo të ndodhë, janë fare minimale.

Opozita nga ana e saj ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë kurrë këtë qëndrim të ri të kryeministrit, ndërsa skenarët e reagimit të saj pritet të jenë krejt të ndryshëm nga sjellja e këtyre muajve. Në këto kushte një krizë e re shihet në horizotn, majde më e thellë dhe më e vështirë se ajo e 2019-ës.

Sipas të gjitha gjasave, ai që do ndikojë më së shumti në këtë situatë pritet të jetë faktori ndërkombëtar, i cili pas deklaratave të bujshme kundër PS-së dhe kryeministrit këto ditë, pritet të rikthehet në aksion në terren. Fakti që Rama nuk i mori për bazë qëndrimet e tyre, pritet që diplomatët e SHBA dhe BE të nisin takimet përballë duke i bërë të qartë kryeministrit se çfarë e pret atë dhe mazhorancën qeverisëse nëse shkel e minon marrëveshjen e 5 Qershorit.

G.S.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here