Pandemia/ Një tjetër shtet i mbyll ‘portën’ Shqipërisë

0
139

Si pasoje e ringjalljes se rastve me covid-19, Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, njoftoi sot qeveria.

‘Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu’, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.

Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë.

Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here