Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në autostradën Tiranë-Durrës. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:56.
“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.