“Jo Dëshmitarët e Jehovait”/ Klodiana Lala jep një tjetër version: Familja Josifi ndiqte ritet e një tjetër sekti

0
115

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Opinion”, ka hedhur një tjetër version në lidhje me horrorin në Kombinat, sipas se ciles nena dhe vajzat ndiqnin një tjetër sekt fetar

Sipas gazetares, ky sekt nuk është i regjistruar në Shqipëri dhe ka ritual të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri,”– tha Lala.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here