Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në FB radhët në zyrat vendore të Arsimit, ku nuk respektohet distancimi social.
“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre”, shkruan Vokshi në posimin e saj.