Salianji: Rotacioni është formalitet, pret vetëm datën e zgjedhjeve…

0
120

“Padurim për ndryshim!”. Kësisoj e ka emërtuar situatën në Korçë, Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, i cili ka shoqëruar kryetarin e PD Lulzim Bashën gjatë takimeve me qytetarët.

“Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si të dielën në Korçë, – ka shkruar ai në Fb. – Padurimi për tu takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!

 

Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja pêr ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve ne zhvatjen e qytetarëve.

Varfëria e tejskajshme nuk ju ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballê të ndryshimit! Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here