‘Zhaneta, ku e ke Anisën?! Era e rëndë e kufomës që bëri fqinjët të thërrisnin Policinë…

0
107

“Kisha kohë që nuk i shihja. I shkova në shtëpi dhe kërkova Anisën. Më tha që nuk e linte të dilte se nuk i kishte bërë ditët e Zotit. Anisën kisha që në mars të vitit 2019 që nuk e shihja fare. I kam folur edhe për punën e fesë, por më urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet, pastaj librat i kanë marrë te një qendër te zona e ‘Selvisë’, këtu në Tiranë. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan te dera. Ato nuk ushqeheshin, sepse ishin dobësuar shumë”, ka treguar kunati i Zhaneta Josifit, bashkëshorti i motrës së saj, i cili kshte kohë që ai dhe e shoqja nuk i shihnin vajzat, Anisën dhe Blertën. Sipas tij, nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar nga persona të tjerë dhe e quan fatkeqësi të madhe këtë që ka ndodhur, shkruan Panorama.

Policia e Tiranës është lajmëruar pasditen e së enjtes nga shtetasi Selman F., se motra e tij që banonte në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në Kombinat, nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk po i hapte derën e banesës.

Ai është pyetur për adresën e saktë dhe drejt tij janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6. Pasi kanë provuar të gjitha format për të hapur derën e apartamentit në katin e tretë të pallatit, shërbimet e Policisë kanë lajmëruar zjarrfikëset, pasi ishte e pamundur që të futeshin brenda.

Zhaneta bashkë me vajzat, të paktën sipas fqinjëve, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyer dhe dritare i mbante mbyllur. Fqinjët e saj thanë se kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e shtëpisë së të ndjerës, por ajo i ka përzënë, madje tregojnë se ajo nuk i pranonte brenda as njerëzit e saj të afërt.

Një nga fqinjët, që banon ngjitur me apartamentin ku ndodhi ngjarja, tregoi dje se kishte njoftuar edhe më parë Policinë. Ajo ishte shqetësuar nga sjelljet e çuditshme të Zhanetës dhe të dy vajzave të saj.

“Shkova në Komisariatin e Policisë dhe u thashë që doja të flisja me shefin. I thashë që kisha shkuar vetëm për një problem, sepse i kam në derë dhe kisha frikë se çfarë mund të bënin. Kush e di se si e kishin hallin, mos marrin flakë. Mos kanë kaluar në depresion, se vajtën kaq vite. Unë kam 2 vite e ca që nuk i kisha takuar”, tregon ajo.

Ndërsa një tjetër fqinje, e cila u bë edhe shkak që aty të shkonte Policia para 10 ditësh, thotë se ka nisur të dyshojë pasi Zhaneta i ka folur keq, duke e përzënë.

“I them: ‘Zhaneta ku e ke Anisën?’, Më tha që kishte vajtur në një vend. ‘Mos ka ikur në Gjermani?’, e pyeta unë. Kishte dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. ‘Ik, mos ta shoh bojën’, më tha”, tregon ajo.

Pas këtij momenti ka lajmëruar Policinë. Shërbimet e rendit kanë ardhur, por Zhaneta pasi ka folur me ta duket se i ka bindur që të largohen, pa arritur që as ata të futeshin brenda, shkruan panorama.

Muajin e fundit, fqinjët e familjes Josifi kishin nisur të dyshonin se brenda banesës së tyre kishte ndodhur diçka, kjo për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 31-vjeçares. Banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, duket se edhe nga temperaturat e larta, era kishte filluar të bëhej shumë e rëndë, gati e padurueshme. Fqinjët kanë thënë se në banesën e tyre, kohë më parë, herë pas herë vinin njerëz të veshur zyrtarë që shpërndanin broshura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here