Tragjedia horror në Tiranë, Zhaneta kishte punuar në shtëpinë e një ish-kryeministri…

0
110

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen kishte punuar disa vite më parë pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar.

Para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta që të gjithë i thërrisnin Neta vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.

Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.
Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

Balkan Web

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here