Vasili: Çdo vonesë në miratimin e Kodit të Ri zgjedhor, është sabotim i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme

0
133

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kerkuar që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet brenda dy javëve të para të muajit korrik.

Çdo vonesë sipas tij, është sabotim nga maxhoranca i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, nismë e marrë nga opozita parlamentare, Vasili tha se opozita e bashkuar, ka arritur një dakordësi me PS, së cilës duhet t’i qendrojnë.

Në lidhje me çështjet e ndryshimeve kushtetuese, nismë e ndërmarrë kjo nga opozita parlamentare, për Vasilin nuk kanë asnjë lloj rëndësie, pasi janë diskutime mes të njëjtës maxhorancë. Ai thotë se PS ka një marrëveshje me opozitën e bashkuar, së cilës duhet t’i qëndrojnë.

A fitoi opozita e bashkuar nga marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore? Sipas nën/kryetarit të LSI, Kodi i Ri Zgjedhor ofron garanci që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet, dhe kjo është një fitore për Shqipërinë dhe jo për partitë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here