EMRI/ Qëlloi me armë në ambient publik, kapet shqiptari i kërkuar edhe për trafik droge

0
99

Karabinierët e Fasanos kanë arrestuar një shqiptar 32-vjeçar, Vullnet Daci, rezident në Fasano, pasi ka shtirë me armë në mjedis publik. Daci akuzohet për mbajtje abuzive të armës së zjarrit, dëmtim dhe shpërthime të rrezikshme në vend publik.

Incidenti ka ndodhur më 27 qershor, kur ai shtiu dy herë me armë pas një sherri të dhunshëm në rrugë me disa persona të tjerë, me të cilët ishte konfliktuar brenda një bari të njohur në qendrën historike të Fasanos, që në atë moment ishte plot me klientë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur askënd, por kanë thyer një nga vetratat e lokalit.

Ndërkohë Daci rezultonte në kërkim edhe për trafik droge, si pjesëmarrës në një organizatë kriminale të përbërë nga 37 persona që trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali. Ai u kishte shpëtuar prangave në kuadrin e operacionit “Kulmi”, por tani është bashkuar me të tjerët në burgun e Barit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here