Ambasadorja amerikan ka vizituar sot Muzeun Historik Kombëtar. Ky institucion njoftoi sot:
“Sot, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në muzeun tonë Ambasadoren e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, znj.Yuri Kim.
E shoqëruar nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, ambasadorja Kim u njoh me historinë e vendit tonë nëpërmjet objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë rrugëtimit në historinë e shqiptarëve, znj. Yuri Kim u njoh nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, me veglat e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet.
Delegacioni pati mundësi të shihte nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, kjo e pasqyruar në skulptura e mozaikë. Ambasadorja u njoh nga afër me jetën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar, e befasuar nga vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite, duke vlerësuar për mjeshtërinë e zejtarëve shqiptarë në punimet e drurit dhe të argjendit, si dhe pasuritë e unike të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.