‘Je shërbëtor i qeverisë’/ Plas debati mes Bolinos dhe Palokës: Kthe lekët që ke marrë nga Edi Rama

0
4

Një debat i fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe nen kryetarit te PD-së Edi Palokës ne studion e ‘Open’ ne Top Channel.

Debati nisi kur Bolino tha se hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.

 

Pjesë nga debati:

Bolino: Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka:  Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here