Profesori shqiptar në Paris: Padia e Gjykatë Speciale kundër Hashim Thaçit ndali ndarjen e Kosovës dhe projektin pansllav

0
160

Përmes një postimi në Facebook Nezir Kraki, profesor në Universitetin ‘Paris-Est’, shprehet se padia e Gjykatë Speciale kundër Hashim Thaçit ka ndalur shkëmbimin e territoreve dhe një plan sllav për Kosovën.

Postimi i plotë i profesorit Nezir Kraki: 

Dhe…

…nëse e shtjellojmë pak më mirë këtë punë na del që Gjykata Speciale përveçse e ndali zhbërjen e Kosovës duke ia ndal turrin shkatërrues Hashim Thaçit, ajo e nisi edhe zhbërjen e rrjetit strategjik pansllav që dinamizohej dhe mirembahej nga Baton Haxhiu prej vitesh, me synim dëmshpërblimin e Serbisë.

Edhe serbizimi (i papritur) i politikës së jashtme shqiptare është meritë e Batonit si afrues, përkthyes dhe sekser në mes Vuçiçit dhe Ramës. Kjo e ka prodhuar pastaj personazhin qesharak Cakaj që njihet edhe si recitues permendshaxhi i rilindjes se vdekur. Aty gjendet edhe sqarimi i pozicioneve pro serbe të Edi Ramës, i cili kur e kuptoi se i doli boja, e mbylli gojën.

Dhe krejt kjo klikë sot do gjendej në Amerikë më përqafime e buzëqeshje rreth Vuçicit. Madje Recitues Cakaj veç kishte mbërri ne Washington para tjerëve derisa Pacolli po mbushte avionin e tij me kerozine për rrugën e gjatë që po i priste argatët e zhbërjës së Kosovës.

Nuk ka nevojë të jesh gjeni që këto lidhje të kuptohen. Mjafton të jesh i pashitur dhe i pavarur.

Tash Batoni na tregon se e humbëm shansin historik për t’ia falë krimet e barbaritë shokut të tij, fashistit Vuçic dhe për t’u rikthyer në formatin për të cilin Batoni gjithmonë është munduar, d.m.th në Kosovën brenda ombrelles sllave.

Me fjalë tjera, Gjykata speciale ia ka eksplodu n’ajer planin Batonit dhe ashtlëpirsve që jargiteshin studiove të mbushura me injorancë.

Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here