Covid-19/ Humb jetën 70-vjeçari nga Shkodra, shkon në 56 numri i viktimave

0
130

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, p?r të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here