34-vjeçarja vdiq nga koronavirusi/ Familjarët e tronditur: Ditët e fundit na njoftuan se kishte virus…

0
125

Spitalet shqiptare jo vetëm po infektojnë njerëzit me koronavirus, por edhe po i vrasin. Një dëshmi tronditëse vjen nga familjarët e 34-vjeçares, e cila u regjistrua si viktima më e re në moshë nga koronavirusi në vend.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja tragjike e familjes Kushta, e cila ditë më parë humbi njeriun më të rëndësishëm të familjes: Vajzën 34-vjeçare, e cila pati një jetë të mbushur plot vuajtje dhe dhimbje. Në vitin 2009 kjo familje do të humbte edhe një pjesëtar tjetër të shtrenjtë, nënën, e cila për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

34-vjeçarja ishte çuar nga familjarët për shkak të diabetit në spitalin e  Librazhdit, nga ku nga aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Qëndroi aty prej dy ditësh, por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës. Pas disa ditë mjekimi intensiv familjarët e viktimës nuk ishin në dijeni se 34-vjeçarja ishte infektuar nga Covid- 19, u njoftuan vetëm tre ditë më pare se e ndjera të ndërronte jetë.

Njëri prej vëllezërve shprehet se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e Spitalit Infektiv nga ku kërkoi të dinte gjendjen e të ndjerës.

“Ne jemi nga fshati Qukës i Librazhdit, jemi tre motra dhe tre vëllezër, ndërsa mamin e kemi humbur në gusht të vitit 2009  nga një sëmundje e rëndë. Ne jemi të martuar. Vetëm motra që humbi jetën jetonte me babin. Kemi punuar në emigracion, ndërsa babi në ndërtim. Motra jetonte me babin.

E çuam në spital të Librazhdit, pastaj e transferuan në spitalin e Elbasanit. Ata na nisën për Tiranë pas dy ditësh. Pastaj për në Tiranë e shoqëruam ne të tre si vëllezër. Ndenji në Tiranë 13 ditë. Në fillim ishte mirë, flisnim në telefon madje deri një ditë më parë, orën 11 të drekës ne kemi folur me të.

Me zor fliste vetëm një ditë para. Ne vetëm ditët e fundit na njoftuan se kishte virus. Ajo nuk kishte virus kur ishte në spital të Elbasanit. Ka pasur shumë të vjella, ka pas bërë dhe dializë. Ditët e fundit nuk kishte temperaturë.

Sot në mëngjes shkuam unë edhe vëllai për të pyetur si ishte dhe na thanë se ka ndërruar jetë. E kishin çuar tek morgu, shkuam e morëm. Sot e varrosëm pa praninë e askujt sepse nuk lejohet. Erdhën disa të bashkisë për të na dezinfektuar ambientin. Motra jonë u varros pa praninë e njerëzve. Ajo është infektuar në spital, sepse ishte në reanimacion pastaj e kaluan tek Infektivi. Ne nuk kemi shenja te Covid, madje nuk na kanë ardhur as të na bëjnë tamponin. Motra jonë u infektua në spital.

Në moshën 15-vjeç i ka filluar diabeti, e patëm çuar në Elbasan për vizitë, edhe aty doli me diabet. Motra bënte insulinë tre herë në ditë. Iu ënjtën këmbët një ditë edhe e çuam në spital sepse filloi me të vjella. Mirëpo motra nuk mbante as perizin për diabetin. Ajo ishte nje tip që prekej shumë. Unë kam pasur ndenjë më shumë, edhe kam pasur një marrëdhënie të mirë. Më ka ikur gjysma e shtëpisë, motra ime ishte gjysma e shtëpisë.  

Unë nuk kam asgjë për të thënë lidhur me spitalin e Elbasanit, na kanë shërbyer shume, na kanë ndihmuar shume. Por gjithë brengën e kam me spitalin e Tiranës, aty te infektivi, nëse edhe rojes te dera nuk do t’i jepje lekë, nuk te kthente askush një përgjigje, unë shkoja çdo dite të pyesja për motrën, madje mediat e kanë nxjerrë që ajo kishte disa ditë e intubuar, nuk është e vërtetë, unë kam biseduar me motrën një ditë më parë se të ndërronte jetë deri në orën 12 të drekes, edhe fjalët e fundit të saj ishin që nuk mundem më të flas, nuk mundem më të përgjigjem.

Nuk është e vërtetë që ajo ka qenë e intubuar, madje dializa i është bërë ato ditë që ajo u transferua te spitali i Infektivit. Unë një moment e pyeta se a kishte nevojë për të ngrënë apo për të pirë ajo me pati thënë se duhet t’i thërrasësh mjekët edhe infermierët gati 100 herë që mund të të vijnë një herë. Nuk kishte sherbim, unë u detyrova një moment t’i thosha njërit prej mjekëve qe nuk kam më asnjë lekë veçse 25 mijë lekë të vjetra në portofol. Motra ime nuk ishte me virus, ishte me diabet, dhe u infektua në spital”- tha vëllai i 34- vjeçares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here