Presidenti e nis ditën me këngë, në krah të Petrit Lulos: Në rrugët e tua…

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me këngë dhe emocionin e tij ua ka përcjellë mijëra ndjekësve të vet në rrjetet sociale. Meta shfaqet në foto me këngëtarin e shquar të muzikës popullore Petrit Lulon, për të cilin shkruan:

“Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur. Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.

“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!

Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!

Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri”

Bashkë me tekstin, Presidenti Meta ka publikuar edhe videon e këngës, duke ftuar gjithkënd: “Shijoni këngën në linkun më poshtë”:

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko