“Nuk kemi përse t’u themi faleminderit arbitrave për kryesimin tonë”/ Ramos reagon ashpër pas polemikave të ngritura

0
83

Sergio Ramos vijon të shënojë dhe po e udhëheq Real Madridin drejt suksesit. Kapiteni ishte sërish vendimtar në fitoren 2-0 të ditës së djeshme kundër Majorkës, që i ka lejuar ekipit kryeqytetas të rikthehet në krye të La Ligas. Në fund të ndeshjes, Ramos foli dhe për polemikat në lidhje me favoret në gjykim, duke iu përgjigjur fjalëve të Zherard Pikes.

“E dëgjojmë këtë rrëmujë ngaqë jemi të parët. Kur nuk ishim ne në krye, njerëzit nuk flisnin shumë. Gjyqtarët dhe VAR-i janë për të ndihmuar lojën, nuk mendoj se vendimet janë të paramenduara. Nuk kemi përse t’u themi falëminderit arbitrave për kryesimin tonë. Njerëzit duhet t’i japin fund këtyre gjërave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here