Akuzat për krime lufte/ Lubonja: Thaçi është mbrojtur nga pushteti politik

0
129

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte, tha se për ta ka folur edhe ish prokurorja Karla Del Ponte si dhe të tjerë personalitete europiane.

Lubonja u shpreh se Karla Del Ponte në librin e saj flet edhe për krimet e Hashim Thaçit, duke shtuar se pikërisht presidenti i Kosovës dhe njerëz të tjerë me pushtet mbrohen nga akuzat sepse kanë poste të rëndësishme politike.

Ai shtoi se duhet pranuar se përpos vrasje shqiptarësh, në luftën e Kosovës ka pasur edhe vrasje serbësh apo vrasje shqiptarësh të quajtur tradhtar dhe se për çdo krim duhet përgjegjësi.

Kjo histori nis me librin e Carla Del Pontes. Ka teori konspirative se e ka bërë SHBA ose Europa për sabotim. Por ajo që Carla Del Ponte thotë se është politika që ka penguar drejtësinë në Hagë dhe aty përmendet Hashim Thaçi. Aty thuhet se këta njerëz kanë kryer krime, por kanë pushtet politik se janë kryeministra, presidentë. Kosova është revoltuar, edhe për shkak se janë vrarë në atë kohë shqiptarë, janë dëbuar etj. Në Kosovë dështoi UNMIK, dështoi edhe EULEX, ndërsa ka pasur presion politik. 100 vrasje nuk janë pak. Për çdo krim dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Në këtë kuptim, këtu ka një dështim të Kosovës që ndodhi tani. Gjykoj se prokurori e bën publik tani për shkak se ndërhyrjet politike kanë penguar drejtësinë. Kjo sepse padyshim që Thaçi që shkon në negociata është më i mbrojtur sesa një Thaçi pa pushtet. Ne si shqiptarë iu kërkojmë serbëve të dënojnë krimet e serbëve, ndërsa duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime. Në atë luftë, ka pasur edhe krime ndaj shqiptarëve, por ka pasur edhe vrasje shqiptarësh, të quajtur tradhtar, janë dëbuar serbë, ne nuk i themi këto sepse kanë pushtet. Por duhet ta përballojmë. Kur na duhet legjitimiteti, ne e përdorim Europën, ndërsa kur Europa na kërcënon, e kritikojmë”, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here