Tension me Korenë e Jugut, Kim Jong Un pezullon aksionin ushtarak

0
148

Koreja e Veriut ka pezulluar planet për aksion ushtarak kundër Koresë së Jugut.

Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ndërmjet dy vendeve, për shkak të fletushkave propagandistike që grupe disidentësh të arratisur nga Koreja e Veriut nisën të shpërndajnë fund muajin e kaluar kundër regjimit të Phenianit.

Ndërkohë javën e shkuar, Koreja e Veriut hodhi në erë një nga zyrat koordinuese që ndërmjetësonte çështjet fqinjësore me Korenë Jugore, dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, media shtetërore tha se vendimi ishte marrë për të pezulluar veprimet ushtarake, shkruan BBC.

Komisioni Qendror Ushtarak aprovoi menjëherë vendimin e tij.

Koreja e Veriut mbetet thuajse plotësisht e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të sanksioneve ekonomike që aplikohen nga Uashingtoni për shkak të armatimit bërthamor që vendi disponon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here