Rinis punën transporti interurban në rrethe, Tirana ende proteston

0
151

Transporti publik interurban, me ne fund mund te rinisin punen.

Sipas protokolleve të sigurisë të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, ky sektor do të punojë me 70% të kapacitetit, dhe do të respektojë masat shëndetësore.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Shkodra, Vlora dhe Korça do të nisen drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here