Andi Koraqi shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ku foli më gjatë për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Ai ka treguar nëse kanë qenë të pritshem dhe shqetësuese këto raste dhe nëse është ulur agresiviteti i virusit.
Arjola Shehu: Ishin të pritshme këto raste?
Andi Koraqi: Nga lirimi i masave, shtimi i rasteve me Covid -19 ishte i pritshëm.
Arjola Shehu: A është shqetësuese kjo rritje e rasteve?
Andi Koraqi: Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.
Arjol Muça: A ka rënë agresiviteti i virusit?
Andi Koraqi: Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim.
Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit. Është vënë re që në ndarmarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë.