Dade: Ramës i ra kështjella, dubloi Cakajn me Mazin! Nëse nuk ka çfarë prezanton, suksesi i vështirë

0
123

Katër ditë më parë, Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm prezantoi Zef Mazin si kryesues të grupit negociator me Brukselin për vijimin e negociatave. Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e ftuar në Rtv Ora e shoh pozitive faktin që Rama u kujtua për këtë personalitet të fuqishëm të diplomacisë.

Arta Dade: Është pozitive që u kujtuan për një personalitet të fuqishëm të diplomacisë. Por në diplomaci është shprehja:”Më jep një politikë të brendshme të mirë, të jap një politikë të jashtme të shkëlqyer”. Nëse grupi negociator nuk ka çfarë të prezantojë edhe suksesi do të jetë i vështirë për tu arritur.Qëmtimi i negociatorëve nuk mund të nisë nga e para, duhet të jenë negociatorë që e kanë ndjekur procesin e integrimit. Me emërimin e Mazit, Ramës i ra kështjella që krijoi rreth Ministrit në detyrë Cakaj, që realisht ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Këtu mund ti kthehem shqetësimeve të mia që u vu në krye të ministrisë dhe proceseve të integrimit një njeri që nuk e ka ndjekur këtë proces dhe nuk mund ta bënte.Prandaj tani është dubluar me ambasadorin Mazi, më mirë vonë se kurrë që Rama është kujtuar për këto kapacitete që Shqipërisë nuk i kanë munguar as më përpara dhe as tani nuk i mungojnë.

Në gjykimin e Dades, nga qeveria Rama ka më shumë  tentativë për të bërë show pa përmbajtje sesa punë dhe seriozitet për përmbushjen e detyrimeve.

Arta Dade: Fakti që mohohen 15 kushtet tregon se integrimi nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Aq më pak kam vërë re se ka njëfarë mosdije lidhur me mënyrën sesi vende të tjera që janë më të avancuara në proceset integruese, kam parasysh Kroacinë, i kanë përçuar etapat e ndryshme në procesin e integrimit dhe në linjën e atyre që i kanë përçuar negociatat, kanë qenë zëvendëskryeministra, nuk janë ndërruar nga njëra mazhorancë në tjetrën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here