Një tjetër person është vënë në pranga, nën dyshime si pjesëmarrës në atentatin ndaj Hekuran Billës, i ndodhur pak ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar një 32-vjeçar shkodran emrin Andi Agraja.
Ende nuk dihet se cili është roli i personit të arrestuar gjatë natës nga policia.
Më herët në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës është vënë në pranga Viktor Marku në Mal të Zi, i cili është edhe vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli.
Sipas policisë, Marku ka vrarë Billën pasi ku i fundit i ka vrarë vëllanë në Londër.
Më herët është arrestuar edhe Sebastian Mali, nipi i Prel Markut, i cili ishte dhe i pari që ra në prangat e Policisë pak pas vrasjes së Hekuran Billës. Megjithatë, edhe pse në komisariat prej ditësh, ai nuk ka pranuar fajin, duke u shprehur se ka qenë në zonë natën e krimit, por ka qarkulluar për qejfin e tij.