Ndërron jetë nga koronavirusi një 70-vjeçare/ Shkon në 42 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë

0
158

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit,  një 70-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës dhe Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllimet, familjes së të ndjerës.

Kështu, numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 42 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Sot janë konfirmuar 53 raste të reja të infektuar me koronavirus. Si rrjedhim i shtimit të infektimeve, Mali i Zi vendosi të mbyllë kufirin tokësor me Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here