Kryemadhi: Basha bëri gol nga një distancë shumë të largët, me reformën zgjedhore…

0
186

I pyetur nëse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri gol apo autogol me dakordësinë për reformën zgjedhore, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se bëri një gol nga një distancë shumë të largët.

‘Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një distancë shumë të largët. E bëri gjithë opozita. Unë them që këtu ka humbur ai që donte të mbushte kutitë siç i mbushi më 30 qershor’, tha ajo në ‘Opinion’.

E pyetur nëse LSI-ja do të ishte e përfshirë edhe brenda listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, ajo tha se partia që drejton nuk fut lugën në pjatat e të tjerëve.

‘LSI asnjëherë nuk e fut lugën tek pjata e tjetrit dhe sidomos në situatën ku jemi. LSI ka angazhimin e shumë të rinjve dhe të rejave. LSI ka qenë gjithmonë e qëndrueshme me elektoratin e saj’, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here