I shpallur në kërkim për prodhim dhe trafikim droge, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

0
104

Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim për drogë. Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Novosela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dha arrestimi i shtetasit në kërkim Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Ky shtetas u kap në zonen e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here