Vrasës me pagesë për ekzekutimin e Billës me rreth 30 plumba…

0
208

Policia e Shtetit ka dyshime të forta se vrasja e Hekuran Billës është kryer nga vrasës me pagesë. Në vendin e krimit në rrugën Komuna e Parsit në Tiranë janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme. Billa u qëllua me një MP5, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë. Ajo nuk ekziston e regjistruar në Shqipëri.

Hekuran Billa, 40 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë në makinën e tij BMW X5. Edhe makina e tij nuk ështe regjistruar. Në targë i mungonin dy gërmat e fundit.

Autorët e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar pasi është ngritur nga një lokal.

Ai kishte qënë i dënuar në Angli për vrasje dhe plagosje. Prej atje u ekstradua në Shqipëri për vuajtjen e dënimit dhe para një viti ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës e kishte nisur një biznes makinash me qera në Qytetin Studenti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here